E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kam fituar një medalje olimpike dhe do të ishte një arritje e jashtëzakonshme nëse fitoj sërish pas kaq shumë vjetësh”, deklaroi Wladimir Klitschko
W. Klitschko synon olimpiadën e Rios












Wladimir Klitschko, fitues i medaljes së artë në olimpiadën e Atlantës në vitin 1996, synon të përsërisë suksesin e 20 viteve më parë, duke garuar në Lojërat Olimpike të Rios, që do të zhvillohen pas 2 vjetësh në Brazil.

Kampioni i padiskutueshëm për peshat e rënda në boksin profesionist në një intervistë për agjencinë e lajmeve Interfax të Ukrainës tha se shpreson që drejtuesit e boksit amator të tregohen zemërgjerë dhe ai vetë të jetë mirë me shëndet për t’u ngjitur në ringun e Lojërave Olimpike pas 2 vjetësh, duke plotësuar kështu edhe dëshirën e ish trajnerit Emanuel Steward, i cili ndërroi jetë në vitin 2012.

“Kam fituar një medalje olimpike dhe do të ishte një arritje e jashtëzakonshme nëse fitoj sërish pas kaq shumë vjetësh”, deklaroi Wladimir Klitschko, i cili të Dielën mposhti brenda 5 raundeve sfidantin australian, Alex Leapai, për të mbrojtur titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO në Oberhausen të Gjermanisë.

Publikuar: 01.05.2014 | 12:32
Lexuar: 553 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime