E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sophia Loren (79) është shpërblyer me Palmën e Artë në vitin 1961 për rolin kryesor në filmin "Dy gra" (La ciociara)
Sophia Loren, mysafire nderi e Festivalit të Canes















Organizatorët e edicionit të 67 të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Kanës, kanë bërë të ditur se legjenda e kinematografisë italiane, Sophia Loren do të jetë mysafire nderi në përzgjedhjen e re të festivalit "filmat klasikë".

Sophia Loren (79) është shpërblyer me Palmën e Artë në vitin 1961 për rolin kryesor në filmin "Dy gra" (La ciociara) të regjisorit Vittorio De Sica. Një vit më vonë, po për këtë rol e fiton edhe Oscarin.

Në festivalin e sivjetmë të Kanës, në kuadër të filmave klasikë do të jepen edhe këta filma "Paris-Texas" të Wim Wendersit i cili sivjet e feston ditëlindjen e 30-të.

Gjithashtu, do të shfaqen edhe klasikët e regjisorëve Alfred Hitchcock, Sergio Leone, Frank Capra, Jean Renoir, Wim Wenders, Francois Truffaut, Krzysztof Kieślowski, etj.

Publikuar: 04.05.2014 | 13:33
Lexuar: 890 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime