E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Championsi i bie në kokë Realit të Madridit por jo Cristiano Ronaldos që i jep Los Blancos një barazim me vlera ndaj Valencias në kampionat që në fund mund të rezultojë një pikë e rëndësishme për ngritjen lart të trofeut.
Ronaldo shpëton Realin nga humbja me Valencian















Los Blancos i shpëtojnë humbjes në shtëpi vetëm në minutën e fundit, ku një takë e Ronaldos nuk e penalizmi më shumë seç duhet në garën për titullin.

Valencia, që në udhëtimet e fundit në “Santiago Bernabeu” ka qenë gjithmonë macja e zezë për Realin, e vuri me shpatulla pas murit formacionin e Ancelottit, fillimisht duke goditur traversën e më pas duke gjetur dhe golin e epërsisë në minutën e 44-t me Mathieu.

Në Champions, Ronaldo e Ramos ishin dy futbollistët që morën për dore madrilenët dhe në kampionat sërish ishin këta të dy që rikthyen baraspeshën teksa portugezi shërbeu në qendër për mbrojtësin që dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Në momentin më të mirë të Realit, Valencia goditi sërish në kundërsulm këtë herë me Daniel Parejon në të 65-n.

Reali u vu i tëri në kërkim të golit të barazimit por e gjeti atë shumë vonë, vetëm falë ylli të saj Cristiano Ronaldo, që mban në vallen e titullit Realin, që me dy javë deri në përfundim duhet të shpresojë minimalisht në një humbje të Atleticos, në rast të kundërt titulli do të shkonte në krahun tjetër të Madridit në “Vincente Calderon”.

Publikuar: 05.05.2014 | 10:45
Lexuar: 542 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime