E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vizita e Presidentit Topi në qytetin e Dibrës vijoi me ceremoninë për nderimin e tij me titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Për merita të veçanta në promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe afrimin e popujve dhe të shteteve në rajon”.
Presidenti Topi nga sot edhe











Vizita zyrtare e Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi në Maqedoni u përmbyll sot me një vizitë në qytetin e Dibrës ku u takua në Selinë e Komunës së këtij qyteti me Kryetarin e saj, z. Argëtim Fida dhe përfaqësues të tjerë lokalë.

Presidenti Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe delegacionin zyrtar shqiptar, si dhe i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Dibrës bëri një vizitë në qendër të qytetit, ku qindra banorë entuziastë me lule e banderola festive kishin dalë për ta përshëndetur.

Më tej, nën shoqërinë e Kryetarit të Komunës, Presidenti Topi vendosi lule tek busti i rilindasve shqiptarë Josif Bageri dhe Sait Naideni.

Vizita e Presidentit Topi në qytetin e Dibrës vijoi me ceremoninë për nderimin e tij me titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Për merita të veçanta në promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe afrimin e popujve dhe të shteteve në rajon”.

Në fjalën e tyre, personalitetet lokale që e përshëndetën këtë ceremoni solemne vunë në dukje se kjo është një festë e rëndësishme për Dibrën e Madhe pasi për herë të parë në historinë e këtij qyteti ai vizitohet nga Presidenti i shtetit shqiptar së bashku me Zonjën e Parë dhe i shprehën atyre mirënjohjen e thellë për këtë vizitë në qytetin e Dibrës.

“Dibranët për shumë arsye dolën sot për t’ju pritur. Vizita juaj i kthen qytetit tonë rëndësinë e dikurshme dhe dëshmon angazhimin tuaj konkret në zhvillimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Duke ndjekur një politikë moderne dhe të qëndrueshme dhe duke qenë i angazhuar në promovimin e projekteve konkrete për afrimin e mëtejshëm të dy popujve tanë, Kryetari i Shtetit shqiptar është kthyer në një shembull të politikanit dhe për këtë e shumë arsye të tjera Bashkia e Dibrës së Madhe ju nderon sot si “Qytetar Nderi” i qyteteve tona”, - vlerësuan referuesit në këtë veprimtari.

Tepër i emocionuar nga ky nderim i veçantë e kuptimplotë, Kreu i shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen duke theksuar se ky titull u përket të gjithë shqiptarëve, të cilët ai si President i Republikës së Shqipërisë i përfaqëson. “Unë sot jam dhe ndjehem një qytetar i Dibrës”, - u shpreh Presidenti Topi, - “dhe kjo për mua do të mbetet një vizitë e paharrueshme”.

Pasi vlerësoi lart vlerat, kulturën dhe traditën e zonës së Dibrës, por dhe historinë e saj, Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për të gjithë atë trashëgimi që dibranët kanë gdhendur në pasurinë shqiptare të vlerave.

Kryetari i Shtetit shqiptar vuri në dukje se promovimi i politikave të fqinjësisë së mirë është prioritet i shtetit shqiptar dhe nënvizoi se “gjithë institucionet në Shqipëri janë të motivuara për të ndërtuar infrastrukturën për të rivitalizuar korridorin tradicional të rrugës së Arbrit, i cili besojmë se do të përfundojë në një periudhë sa më të shpejtë duke afruar popujt tanë gjithnjë e më tepër”.


Publikuar: 16.04.2010 | 05:02
Lexuar: 1186 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime