E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zgjerimi i NATO-s nuk do të jetë një nga temat kryesore në samitin e Paktit në Britani të Maqdhe, por Aleanca do të mbetet e hapur për vendet të cilat janë të interesuara t'i bashkangjiten dhe SHBA-ja do të vazhdojë t'i mbështesë në atë rrugë, deklaroi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Meri Harf.
Departamenti amerikan i Shtetit: Zgjerimi nuk do të jetë temë kryesore në samitin e NATO-s














"Lidhur me NATO-n, Aleanca mbetet e hapur për të gjitha demokracitë evropiane të cilat dëshirojnë t'i bashkangjiten, të cilat i avancojnë parimet e NATO-s dhe kontribuojnë drejt stabilitetit dhe sigurisë së rajonit veriatlantik. Vazhdojmë t'i kemi këto bisedime.

Zgjerimi nuk do të jetë një ndër temat kryesore të samitit në vitin 2014, por ajo është çështje në të cilën duhet të fokusohemi", deklaroi Harf ndaj pyetjes së gazetarëve për atë se çka mund të pritet në samitin i cili do të mbahet në Britani të Madhe në shtator.

Maqedonia dhe Mali i Zi shpresojnë për ftesë për anëtarësim në samit, përderisa disa vende, si Bosnja e Hercegovina dhe Gjeorgjia, presin hapje të procesit MAP.Harf njëherit tha se SHBA-ja nuk e ka humbur interesimin për rajonin ballkanik.

"Më shumë se 20 vute angazhimi ynë në rajon është udhëhequr nga dëshira që t'i mbajmë aspiratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor të integrohen në institucionet euroatlantike. Presidenti nuk do ta vizitojë rajonin gjatë turneut evropian, por këto çështje mbeten dhe ato janë mënyra më e mirë për t'u siguruar prosperiteti afatgjatë", deklaroi Harf.

Nga ana tjetër, ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Evropë, Viktoria Nuland, e cila është edhe ish ambasadore amerikane në NATO, duke folur konkretisht për Gjeorgjinë, paralajmëroi se nuk është e sigurtë se të gjitha anëtaret e NATO-s do ta mbështesin zgjerimin e samitit të shtatorit.

"Ne një kohë të gjatë konsiderojmë se Gjeorgjia i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për ta filluar procesin MAP, por nevojitet t'i kemi të gjitha 28 votat në Aleancë, në mënyrë që të ndidhë kjo", deklaroi Nuland, e cila dje dëshmoi në Dhomën përfaqësuese të SHBA-së, në pyetjen e kongresistit Adam Kisinxher, i cili nga Nuland kërkoi të angazhohet për zgjerimin e NATO-s.

Publikuar: 09.05.2014 | 10:22
Lexuar: 565 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime