E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me premierën e operës "Simon Bokanegra" nga Xhyzepe Verdi, sonte në Operën dhe baletin e Maqedonisë do të fillojë festivali i 42- me radhë, Mbrëmjet operistike të majit. Deri më 31 maj do të interpretohen pesë opera dhe një shfaqje baleti.
Fillojnë mbrëmjet e 42-ta operistiek të majit













Këtë vi në të gjitha shfaqjet dominojnë mysafirë nga Italia, e cila konsiderohet vendi i operës.

Regjisor i operës "Simon Bokanegra" është Antonio Karlo de Luçia nga Italia, ndërsa dirigjent është bashkëkombasi i tij, Xhanlluka Martinengi. Rolin kryesor do ta interpretojë baritoni nga Maqedonia, Boris Trajanov.

"Simon Bokanegra" bën pjesë në mesin e opusit të Verdit dhe është e afërt edhe me operat belkanto, por edhe me operat simfonike. Verdi ishte i inspiruar nga personazhi historik dhe nga drama me të njejtin titull nga Antonio Gutierez. Ngjarja ndodhë në Gjenovë, nga mesi i shekullit 14.

Shfaqja e dytë operistike në festival është "Don Xhovani" nga Mocarti (më 18 maj), e cila është e produksionit italian - regjia e Lev Pulieze dhe nën dirigjimin e Xhuzepe Sabatini. Personazhin kryesor do ta luajë Havier Landete nga Spanja, ndërsa në ekip është edhe tenori nga Maqedonia, Bllagoj Nacoski (në rolin e Don Otavios).

"Fausti" nga Sharl Guno është në program më 22 maj, në regji, skenografi dhe kostumografi të Mario De Karlo nga Italia, ndërsa dirigjent është Oliver Ballaburski. Në rolin kryesor do të shfaqet Ivan Momirov nga Bullgaria, ndërsa në rolin e Margaritës - këngëtarja operistike nga Shqipëria me karrierë botërore, Inva Mula.

Më 26 maj do të shfaqet opera "Turandoti" nga Puçini, në regji të Kuzman Popovit nga Bullgaria, nën dirigjimin e Xhanlluka Martinengit nga Italia, me këngëtaren operistike italiane Xhovana Kazola, e cila është në mesin e interpretueseve më të njohura të rolit Turandot.

Tradicionalisht, MOM më 31 maj do të mbyllen me "Aidën" e Verdit, në regji të Dejan Proshevit dhe nën dirigjimin e Vlladimir Kulenoviqit nga Serbia. Rolin e Aidës këtë vit do ta luajë italianja Silvana Froli.

Në programin e Mbrëmjeve të sivjetme operistike të majit është edhe baleti "Zhizel" i Adolf Adamit, në koreografi të Leonid Lavrovskit nga Rusia dhe nën dirigjimin e Alis Farnam nga Britania e Madhe, që do të shfaqet më 12 maj. Zhizelin do ta luajë ukrainasja Jana Salenko.

Në organizim të Ambasadës së Italisë, në foajenë e OBM-së, deri në fund të qershorit do të jetë e vendosur ekspozita për Xhyzepe Verdin, me rastin e 200-vjetorit të lindjes së tij, të cilën bota e shënoi vitin e kaluar. Do të ekspozohen plakate dhe fotografi nga opera të Verdit në produksione të ndrshme.

Publikuar: 09.05.2014 | 10:28
Lexuar: 828 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime