E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më shumë se 6.000 pjesëmarrës nga 47 shtete do të marrin pjesë në maratonën e 10-të Viz Er 2014 në Shkup, që do të mbahet të dielën. Do të realizohen gara në pesë mijë metra, e cila ka karakter humanitar, gjysmëmaratone dhe gara kryesore e maratonës në 42.195 metra.
Rreth 6.000 pjesëmarrës prej 47 shteteve të Viz Er në maratonën e Shkupit 2014














Fillimi i të gjitha garave është në orën 9 në sheshin "Maqedonia".
Këtë vit promotor i maratonës është rekordmbajtësi botëror, keniani Uillson Kipsang.

Për më të rinjtë sot është parashikuar Colgate mini maratonë me fillim në orën 11. Do të marrin pjesë më shumë se 600 fëmijë nga shkollat fillore. Fëmijët do të vrapojnë 600 metra në lëvizje nga muzeu i VMRO-së, përmes Urës së gurit, ndërsa qëllimi do të jetë në sheshin "Maqedonia".

Në organizim të mini maratonës do të marrin pjesë fëmijë me sindromin Daun, nga Shoqata "Trisomia 21" të udhëhequr nga klubi Eskrim, të cilët do të marrin edhe donacion - pajisje sportive nga Colgate. Kipsang do t'ua ndajë medaljet fituesve në mini maratonën e fëmijëve Colgate.

Këtë vit do të garojnë katër kenianë, dhe dy keniane, garues nga Rumania, Hungaria dhe Italia...

Qyteti i Shkupit e përkrah maratonën me 1,5 milion denarë, ndërsa në dispozicion janë edhe të gjitha ndërmarrjet publike.Për garën e maratonës dhe gjysmëmaratonës do të ketë shpërblime në para, dhe për garën në 5.000 metra shpërblime nëprodhime.

Tre shpërblimet e para në para në maratonën e konkurencës femërore dhe mashkullore varen nga rezultati i arritur. Për rekordin e vrapimit në maratonë vijon shpërblim plotësues prej 300 eurove.

Publikuar: 10.05.2014 | 11:40
Lexuar: 533 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime