E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Vendoja e fotografive e shtyn shoqërinë dhe Qeverinë që të bëjë më shumë për të pagjeturit”, thotë Nysrete Kumnova, nga shoqata “Thirrjet e nënave”. “I kemi rikthyer fotografitë, me arsyen që kjo çështje vazhdimisht të jetë prioritet, që kjo çështje të ngrihet në qarqe më të larta ndërkombëtare por edhe vendore”, është shprehur ajo, derisa ka thënë se duhet të gjenden forma të tjera të artit që përfaqësojnë çështjen e të pagjeturve, që gjithsej janë 1718.
“Missing”- Kosova pret, serbët apelojnë
Si një memorial fotografish, tash e pesëmbëdhjetë vjet, të vëna njëra pas tjetrës, rrinë fotografitë e të zhdukurve në luftën e fundit në Kosovë. Ato qenë vendosur vite më parë në institucionin më të fuqishëm shtetëror, atë të Kuvendit të Kosovës. Trupat e tyre ende nuk janë gjetur, ndërkaq fotografitë janë përballja me të shkuarën, me fatin e mbetur pezull të të pagjeturve, dhe shtysa për të bërë më shumë në gjetjen e tyre.

“Vendoja e fotografive e shtyn shoqërinë dhe Qeverinë që të bëjë më shumë për të pagjeturit”, thotë Nysrete Kumnova, nga shoqata “Thirrjet e nënave”. “I kemi rikthyer fotografitë, me arsyen që kjo çështje vazhdimisht të jetë prioritet, që kjo çështje të ngrihet në qarqe më të larta ndërkombëtare por edhe vendore”, është shprehur ajo, derisa ka thënë se duhet të gjenden forma të tjera të artit që përfaqësojnë çështjen e të pagjeturve, që gjithsej janë 1718.

“Mendoj se të gjithë shqiptarët, gjithë populli të gjitha institucionet po e matin pulsin e familjarëve”, ka thënë Nysrete Kumnova, për të shtuar se gurthemeli për ndërtimin e një obelisku për të zhdukurit është vënë më 27 prill 2012, Ditën Kombëtare të të Pagjeturve të Kosovës, mirëpo, një projekt i tillë nuk është realizuar. “Më 8 mars kemi rivendosur fotografitë e me të dashurve tanë në rrethojat e Kuvendit, me të cilat kemi shprehur pakënaqësinë për premtimin e obeliskut, ku do të shënoheshin emrat dhe do të vendoseshin fotografitë e të gjithë të pagjeturve të Kosovës”, thotë Kumnova.

Por më të suksesshëm në projektet artistike për të zhdukurit janë treguar serbët. Goran Stoj?etovi?, artist nga Serbia, ka krijuar obeliskun “Missing”, për të cilin artisti thotë se paraqet zhdukjen e miqve dhe të afërme nga Kosova, gjatë periudhës 1999/2000. Ai thotë se është në dijeni për të pagjeturit shqiptarë dhe se e kupton një situatë të tillë, por se kjo ka të bëjë me punën qeveritare dhe ngritjen e vetëdijes te njerëzit, siç thotë ai, pastaj kjo nuk do të duhej të ishte problem.

“Në dhjetor të 2013-s, pavarësisht presionit nga ana e publikut në qendër të Beogradit, është hapur ekspozita ‘Historia vizuale e familjes Bogujevci, për nder të të gjitha familjeve dhe viktimave të luftës’. Mendoj se ka ardhur koha që të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të bisedojmë si qenie njerëzore”, shprehet Stoj?etovi?. Projekti “Missing” mban e emrat dhe fotografitë e të vrarëve dhe të zhdukurve serbë dhe tani gjendet në Graçanicë, ndërsa nga janari i vitit 2015, do të ekspozohet në disa qytete italiane.

Për ngjashmërinë e “Missing” me “Newborn”, ai thotë se pavarësisht kësaj, qëllimet e tyre janë të ndryshme. Sipas tij, “Newborn” ndryshon sipas të tashmes dhe objektivave strategjike të autoriteteve të Kosovës, ndërsa “Missing” ka një dizajn të përhershëm me synim për të zgjidhur një problem të caktuar.

“Newborn për serbët simbolizon një kremtim të dëbimit të tyre, po ashtu shihet si simbol i institucionalizimit të raportit të tillë me gjithçka që është serbe, që përfaqëson të panjohurën në historinë e re evropiane”, ka treguar Goran Stoj?etovi?, derisa thotë se Kosova e ka vetëshpallur pavarësinë.

“Missing përfaqëson atmosferën e shtëpive të djegura dhe manastireve me fotografi në formë të mozaikut të personave të kidnapuar dhe të zhdukur”, ka thënë ai.

Shfaqja e “Missing” në Prishtinë, varet nga Komuna e Prishtinës, Goran Stoj?etovi? ka bërë një kërkesë të tillë, mirëpo thotë se ende nuk ka marrë përgjigje. “Si në çdo shoqëri pas konfliktit, pres përgjigje të gabuara dhe të politizuara, por është shumë e nevojshme që njerëzit shqiptarë në Kosovë Metohija të dinë më tepër rreth këtij problemi”, është shprehur Stoj?etovi?.

Nysrete Kumnova thotë se shoqata “Thirrjet e nënave” është kundër vendosjes së një obelisku të tillë. “Ne nuk pajtoheni që ai obelisk të vendoset në Prishtinë”, shprehet Kumnova. Ajo thotë se krimet i ka bërë Serbia dhe Serbia i ka informacionet, i ka faktet.

“Ata nuk kanë të drejtë ta sjellin atë projekt, sepse ata janë njerëz që kanë ardhur në Kosovë, kanë marrë jetën e njerëzve tanë, ata nuk e meritojnë që të kërkohen, nuk meritojnë që të vijnë ato fotografi këtu”, thotë Kumnova për të shtuar se: “Vetë Qeveria serbe e di se ku i kanë të pagjeturit, sepse vetë i ka vrarë dhe i ka zhdukur

Publikuar: 10.05.2014 | 22:28
Lexuar: 879 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime