E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë kontekst, ata kanë bërë thirrje atyre që kanë vendosur ta konsumojnë të drejtën e tyre elementare, pra të drejtën e votës dhe të dalin në zgjedhje, votën e tyre ta japin vetëm për subjektet kombëtare shqiptare.
Diaspora shqiptare bënë thirrje për “votë shqiptare” në Mal të Zi









Diaspora shqiptare, e përfaqësuar nga disa shoqata në SHBA, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi, që në zgjedhjet e 25 majit, votën e tyre ta japin për subjektet dhe individët që përfaqësojnë interesat shqiptare atje.

Shqiptarët në diasporë kanë bërë të ditur se janë duke i ndjekur me shumë vëmendje veprimet dhe qëndrimet e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, mënyrën se si i ndërtojnë koalicionet, me kë bashkëpunojnë dhe me kë rreshtohen.

Në këtë kontekst, ata kanë bërë thirrje atyre që kanë vendosur ta konsumojnë të drejtën e tyre elementare, pra të drejtën e votës dhe të dalin në zgjedhje, votën e tyre ta japin vetëm për subjektet kombëtare shqiptare.

“U bëjmë thirrje gjithashtu që të bashkohen dhe t'i unifikojnë qëndrimet dhe programet, se vetëm ashtu bëhen më të fortë, rrisin peshën dhe ndikimin e tyre, si një trup i vetëm”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga disa shoqata të shqiptarëve të diasporës në SHBA.

Publikuar: 12.05.2014 | 14:56
Lexuar: 656 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime