E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Peer Gynti nga Kosova" është një tregim përplot aventura dhe drama tronditëse që na japin njohuri më të thellë mbi realitetin e emigracionit evropian. Ky tregim autentik, i treguar me sinqeritet të plotë është një reflektim mbi fatin e mijëra emigrantëve të rinj në Evropë, të cilët kur përballen me kriza jetësore, shpesh humbin kontaktin me tokën nën këmbët e tyre dhe i kthehen krimit për të mbijetuar.
“Peer Gynti nga Kosova” sot në Teatrin Oda












Me fillim prej orës 20:00, sot në Teatrin Oda jepet premiera e “Peer Gynti nga Kosova”. Me këtë shfaqje nis turneu i shfaqjes në Ballkan, pas premierës botërore që shfaqja pati në Ëiesbaden të Gjermanisë me 11 Maj.

Pas Prishtinës, shfaqja do të jepët në Gjilan me 16 Maj në Teatrin e qytetit, në Ferizaj me 17 Maj në Teatrin e qytetit, në Shkup me 21 Maj në Qendrën e Teatrit të Fëmijëve, repriza në Prishtinë me 22 Maj në Teatrin Oda, 23 Maj në Tiranë në Black Box – Fakulteti i Artit dhe 28 Maj në Beograd në Center for Cultural Decontamination (CZKD).

“Peer Gynti nga Kosova” është një projekt teatror unik i realizuar si bashkëpunim i tre teatrove, Hessisches Staatstheater Wiesbaden (Gjermani), Qendrës Multimedia (Kosovë) dhe Teater de Vill (Suedi) kurse në të janë të përfshirë artistë nga Gjermania, Kosova, Suedia, Shqipëria e Serbia.

Regjinë e shfaqjes e ka bërë Robert Jelinek nga Suedia, kurse luajnë Ema Andrea, Besnik Krapi, Jonas Sjören dhe Charles Toulouse. Dramaturg i shfaqjes është Stefan Schletter, dizajnin e skenës dhe kostumografinë e ka bërë Jelena Miletic, dizajnin e skenës dhe videot Zymryte Hoxhaj.

"Peer Gynti nga Kosova" është një tregim përplot aventura dhe drama tronditëse që na japin njohuri më të thellë mbi realitetin e emigracionit evropian.

Ky tregim autentik, i treguar me sinqeritet të plotë është një reflektim mbi fatin e mijëra emigrantëve të rinj në Evropë, të cilët kur përballen me kriza jetësore, shpesh humbin kontaktin me tokën nën këmbët e tyre dhe i kthehen krimit për të mbijetuar.

Tregimi i Peer-it nga Kosova u cilësua nga shikuesit në Wiesbaden si tmerrësisht argëtues duke vecuar posacërisht lojën e aktorëve! “Mendoj së ishte tregim i ciltër dhe prekës si dhe shumë argëtues. Shumë e mirë në të vërtetë. Do dë duhej të merrja ndonjë mik me vete për ta parë shfaqjen” ishin disa nga komentet që u thanë nga shikuesit pas përfundimit të shfaqjes.

KultPlus
“Peer Gynti nga Kosova” sot në Teatrin Oda

Publikuar: 15.05.2014 | 15:44
Lexuar: 825 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime