E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vazhdimisht shkruajnë se jam shtatzënë, çka më duket argëtuese. Përveç kësaj, shkruajnë se kam qenë në romancë me secilin mashkull që kam xhiruar film. Kjo nuk është e vërtetë, sepse kurrë nuk kam qenë në lidhje me kolegë. Thjesht i shmangi lidhjet e tilla”, ka deklaruar ajo.
Ashley: Kurrë në lidhje me kolegë














Bukuroshja Ashley Benson gjatë intervistës me revistën “Complex”, ka folur rreth dashurisë dhe mikeshës së saj Vanessa Hudgens.

Kështu, ajo ka zbuluar se çfarë problemesh u ka ndodhur asaj dhe Vanessa-s gjatë xhirimit të filmit “Spring Breakers”.

“Kam qenë me Vanessa-n në aeroport, por e kishim humbur vëmendjen rreth orës dhe avioni na ka ikur. Pas dy muajsh në Floridë, dëshironim vetëm të shkonim në shtëpi. Kemi qarë si të çmendura, por pastaj kemi shkuar për të ngrënë. Kemi shkuar në një bar-kafe dhe atje jemi argëtuar si të çmendura deri në orën 3 të mëngjesit. Pra, ia ka vlejtur ikja e avionit”, ka rrëfyer ajo.

Në anën tjetër, ajo ka deklaruar se lajmet që i lexojmë për të, shpesh janë të pavërteta.

“Vazhdimisht shkruajnë se jam shtatzënë, çka më duket argëtuese. Përveç kësaj, shkruajnë se kam qenë në romancë me secilin mashkull që kam xhiruar film. Kjo nuk është e vërtetë, sepse kurrë nuk kam qenë në lidhje me kolegë. Thjesht i shmangi lidhjet e tilla”, ka deklaruar ajo.

Ashley e pranon se e di që nuk është e përkryer dhe nuk është një shembull.

“Nuk jam aspak e përkryer dhe as një person i cili duhet të merret si shembull, por prapë mundohem të jem një shembull i mirë”, ka përfunduar Benson. Për Ashley-in vazhdimisht është shkruar se është njëra prej atyre femrave e cila e pëlqen të ndërrojë shpesh të dashurit e saj dhe se futet në lidhje me kolegët e filmit.

Publikuar: 18.05.2014 | 18:30
Lexuar: 611 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime