E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekipi që siguroi Europa League është Parma. Ata fituan në shtëpi përballë Livornos 2-0 dhe përfituan nga barazimi që mori Torino në fushën e Fiorentinës, për të qenë ekipi 6-shtë që shkon në Europë.
Fiton Milan por nuk kap dot Europën, festë bën Parma
Mbyllet Seria A. Sot u luajt java e fundit e kampionatit dhe tashmë gjithçka iu drejtua fundit. Kjo javë do të vendoste fatin e ekipit të fundit që do të përfaqësonte Italinë në Kupat e Europës. Gjithçka dikutohej mes Milanit, Torinos dhe Parmës.

Kuqezinjtë e Milanit kanë arritur të fitojnë sot në shtëpi përballë Sassuolos me rezultatin 2-1 por nuk kanë mundur të kapin vendin e 6-të në kampionat dhe ngelen përfundimisht jashtë Europa League. Djemtë e Sedorf kanë bërë një sezon jo të mirë dhe mbetja jashtë objektivave mund të sjellë ndryshime të mëdha.

Ekipi që siguroi Europa League është Parma. Ata fituan në shtëpi përballë Livornos 2-0 dhe përfituan nga barazimi që mori Torino në fushën e Fiorentinës, për të qenë ekipi 6-shtë që shkon në Europë.

Sot u luajtën dhe takimet e tjera në orën 20:45 ku Napoli fitoi përballë veronës 5-1. Inter mundet nga Chievo 2-1, dhe Lazio fiton 1-0 në shtëpi përballë Bolonjës.

Juventus Roma dhe Napoli do të marrin pjesë në Champions League. Ndërsa Fiorentina, Inter dhe Parma në Europa League. Ndërsa Katania, Bolonja dhe Livorno do të jenë 3 ekipet që do të luajnë n Serinë B sezonin e ardhshëm.

Publikuar: 18.05.2014 | 23:05
Lexuar: 555 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime