E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shtëpia përmendore e Ali Riza Efendiut, babait të Mustafa Kemal Ataturkut sot do të hapet solemnisht në fshatin Koxhaxhik, komuna Qendra Zhupa.
Në Koxhaxhik do të hapet Shtëpia përmendore e familjes së Ataturkut















Shtëpia përmendore e Ali Riza Efendiut, babait të Mustafa Kemal Ataturkut sot do të hapet solemnisht në fshatin Koxhaxhik, komuna Qendra Zhupa.

Në hapjen do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska.
Shtëpia përmendore është e ndërtuar në bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim - TIKA.

Projekti i përbashkët përfshin edhe konservim dhe restaurim të mureve të vjetra ekzistuese në përdhesën e shtëpisë, si dhe ndërtimin e rrugës nga qendra në fshat deri në Shtëpinë përmendore.

Familja e Mustafa Kemal Ataturkut, sipas njohurimeve të historianëve dhe arkeologëve nga Maqedonia dhe Turqia, ka jetuar në Koxhaxhik në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Publikuar: 19.05.2014 | 11:04
Lexuar: 1541 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime