E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Cara Delevingne është paraqitur e vetme në ceremoninë e martesës së motrës së saj Poppy Delevingne, e cila ka lidhur kurorë vikendin e kaluar.
Cara: Nuk dua lidhje serioze














Ajo që ka rënë në sy, është se ajo kishte arritur pa shoqërim të ndonjë mashkulli apo femre, duke konfirmuar shkrimet e medieve se ajo është sërish beqare, pasi lidhja e saj lesbike me aktoren Michelle Rodriguez ka dështuar.

“Ajo që Cara në dasmë ka ardhur e vetme, jep një mesazh të qartë, atë se më nuk është në romancë me Michelle”, ka deklaruar një burim. Cara ishte njëra prej 17 shoqëruesve të nuses.

Në anën tjetër, vetë Cara ka deklaruar se ajo nuk dëshiron që të ketë një lidhje serioze, pasi gjithmonë ka qenë një vajzë e lirë.

“Lidhjet serioze nuk janë për mua. Unë e kam shpirtin e lirë, prandaj dua vetëm aventura dhe asgjë tjetër”, ka deklaruar ajo, për të shtuar se kur vjen deri te dashuria, ajo nuk zgjedh nëse është femër apo mashkull.

“Për mua nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për femër apo mashkull. Mjafton që të më pëlqej dhe që të argëtohem mirë. I adhuroj aventurat si me meshkuj, ashtu edhe me femra”, ka deklaruar Cara, e cila përndryshe është mike e ngushtë me këngëtaren kosovare Rita Ora.

Duke marrë parasysh të kaluarën e saj, Cara nuk do të kaloj shumë kohë e vetme, pasi ajo shpesh ka ditur të ketë edhe disa lidhje të ndryshme brenda një muaji.

Publikuar: 21.05.2014 | 16:51
Lexuar: 781 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime