E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tashmë është zyrtare, David Luiz do të veshë fanellën e Paris Saint Germain, duke i dhënë lamtumirën skuadrës së Chelsea.
David Luiz zyrtarisht te PSG














Shifra e transferimit të brazilianit në “Parc de Princes” nuk është ende zyrtare sepse të dhënat flasin për 50-60 milionë Euro, por marrëveshja është finalizuar me sukses dhe këtë e konfirmon klubi francez në faqen e rrjetit social Twitter.

“Psg ka arritur marrëveshjen me Chelsean për David Luiz”, shkruhet në profilin e kampionëve të Francës. Në këtë mënyrë, skuadra e Blanc bashkon dy mbrojtësit titullarë të Brazilit, ndërsa braziliani tjetër Marquinhos është alternativa e njërit prej tyre në rast dëmtimi apo skualifikimi.

Një e dhënë tjetër ende e pakonfirmuar është shifra prej 6 milionë Eurosh që lojtari do të përfitojë gjatë një sezoni.

Me shitjen e David Luiz, Jose Mourinho ka në dispozicion shumën e nevojshme për të transferuar në Londër sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Costa, të cilin po e ndjek që prej disa muajsh.

David Luiz e nisi karrierën europiane te Benfica dhe në vitin 2011 u transferua te Chelsea ku ka luajtur 81 ndeshje me 6 gola të shënuar. 27-vjeçari është një nga kolonat e mbrojtjes së kombëtares së Brazilit.

Publikuar: 24.05.2014 | 11:12
Lexuar: 562 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime