E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me emërimin e Luis Enriques në stol dhe sigurimin e shërbimeve të portierit Ter Stegen, drejtuesi katalanas po vazhdon punën intensive për rifreskimin e grupit aktual. I pari dhe më i rëndësishmi në listën e Zubizarretas është 24-vjeçari i Borussia Dortmund, Marco Reus.
Barcelona në gjurmët e Marco Reus














Andoni Zubizarreta kërkon goditjen e madhe në merkato. Me emërimin e Luis Enriques në stol dhe sigurimin e shërbimeve të portierit Ter Stegen, drejtuesi katalanas po vazhdon punën intensive për rifreskimin e grupit aktual. I pari dhe më i rëndësishmi në listën e Zubizarretas është 24-vjeçari i Borussia Dortmund, Marco Reus.

I aftë për të luajtur në të gjitha pozicionet e sulmit dhe një golashënues i lindur, Reus siguron garanci për repartin e avancuar të Barcelonës që gjatë muajve të fundit ka shfaqur probleme të mëdha. Problemi më i madh mbetet konkurrenca e lartë për lojtarin pasi në gjurmët e tij janë edhe Manchester United , Real Madrid dhe Bayern Muenchen.

Fillimisht klauzola e shitjes së Reus ishte 35 milionë Euro por me largimin e papritur të Goetzes, Borussia nënshkroi një kontratë e re pa klauzolë largimi, çka do të thotë se Reus mund të largohet por vetëm sipas kushteve që vendos klubi.

Një prej avantazheve të Barcelonës në këtë çështje është fakti se Reus dhe Ter Stegen janë miq të vjetër dhe portieri mund ta bindë shokun e tij të transferohet në Katalonjë.

Gjithsesi, misioni për t’i shkëputur skuadrës së Klopp pikën e referimit do të jetë shumë i vështirë pasi Borussia e Dortmundit ka humbur shumë yje vitet e fundit dhe largimi i Reus do t’i jepte një goditje të rëndë skuadrës.

Publikuar: 24.05.2014 | 11:20
Lexuar: 602 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime