E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Recensenti, Lush Culaj, e vlerësoi shumë veprimtarinë e Azem Galicës duke e cilësuar atë si njeri të zotin që nuk u ndal së luftuari për këtë popull, si dhe njërin ndër të parët që ia ktheu pushkën armikut dhe se kjo vepër u shërben të gjithëve.
Libër për veprën e Azem Galicës













Azem Galica ishte një nga personalitetet më të shquara të luftës, për çlirim dhe bashkim kombëtar në botën shqiptare, në periudhën 1912-1924.

Ishte identiteti më i spikatur i heroizmit luftarak, është thënë gjatë promovimit të monografisë “Azem Galica në traditën popullore” të autorit Mehmet Rukiqit të mërkurën në mesditë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Murat Jashari, si dhe udhëheqës fetarë të vendit.

Autorë, recensentë, redaktorë dhe shumë profesorë e vlerësuan shumë lart veprimtarinë e Azem Galicës.

Të pranishmëve iu drejtua edhe vetë autori i kësaj monografie, Mehmet Rukiqi, i cili falënderoi të pranishmit, duke theksuar se titullin e kësaj vepre ia kishte propozuar profesori i ndjerë Anton Çeta.

“Ky nderim që më bëtë sot nuk më takon vetëm mua, i takon në rend të parë kujtimit të Azem Galicës njërit nga personalitet më të shquara luftarake të botës shqiptare. Studimi përmban raporte thelbësore nga rrethanat e veprimtarisë së Azemit dhe Lëvizjes Kaçake të Kosovës, nën komandën e tij. U morën bazë historia gojore dhe poetika popullore”, ka thënë autori Rukiqi.

Recensenti, Lush Culaj, e vlerësoi shumë veprimtarinë e Azem Galicës duke e cilësuar atë si njeri të zotin që nuk u ndal së luftuari për këtë popull, si dhe njërin ndër të parët që ia ktheu pushkën armikut dhe se kjo vepër u shërben të gjithëve.

“Kjo vepër është shumë e rëndësishme si për lexuesit e rëndomtë edhe për studiuesit e historisë e në mënyrë të veçantë ata që janë të interesuar për zhvillimet e asokohshme politiko-shoqërore të përpjekjeve në rrafshin kombëtar”, theksoi Culaj.

Ndërkaq, redaktori i këtij libri, prof. Adem Zejnullahu, theksoi se çdo promovim veprash është një ngjarje e rëndësishme kulturore por ky i sotëm është i veçantë.

“Monografia për Azem Galicën është njëra ndër veprat më serioze të këtij autori, kushtuar këtij atdhetari të devotshëm. Mehmet Rukiqi figurën e Azem Galicës në këtë monografi e ka trajtuar nga dy pikëvështrime: duke u bazuar në të dhënat e traditës sonë gojore që flasin për këtë figurë, për Shotën, për këshilltarët e bashkëpunëtorët e tij dhe duke u bazuar edhe në disa dokumente arkivore e historike të cilat padyshim janë të rëndësishme e që lidhen me zhvillimin e ngjarjeve në harkun kohor 1912-1924 në Drenicë dhe më gjerë”, ka thënë Zejnullahu.

Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, tha se kjo vepër përmbledh njërën ndër vlerat më të rëndësishme të popullit, kujtesën e tij.

“Mehmet Rukiqi edhe si studiues por edhe si mbledhës i folklorit, dallohet për interesimin e madh në këtë traditë, ku deri tashmë ka botuar disa vëllime në këto fusha, në të cilat trajton vlerat etnokulturore e historike të krahinës së Drenicës”, ka thënë Matoshi.

Publikuar: 29.05.2014 | 12:12
Lexuar: 825 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime