E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Strukturat ukrainase të sigurimit përdorin municione të ndaluara, deklaroi "kryeministri" i Republikës së vetëshpallur Popullore Donjecka, Aleksandar Borodaj.
Seperatistët rusë i akuzojnë forcat ukrainase se përdorin municione të ndaluara















Ai theksoi se në anën e forcave të armatosura ukrainase luftojnë luftëtar me pagesë dhe se ata "përdorin të gjitha metodat e ndyta të mundshme", duke përfshirë edhe plumba shpërthyese dhe municione të ndaluara.

Borodaj theksoi se forcat e separatistëve planifikojnë ta kthejnë kontrollin ndaj aeroportit ndërkombëtar në Donjeck, i cili momentalisht është në duart e forcave qeveritare pas përleshjeve të përgjakshme në fillim të javës.

"Në një moment të caktuar ne do të kalojmë në kundërsulm, nëse ata nuk largohen nga territori i Republikës Popullore të Donjeckut", tha ai.
Sipas tij, separatistët prorusë disponojnë me informata se praktikisht çdo ditë në aeroport arrijnë aeroplanë me njësi të reja të ushtrisë ukrainase dhe Gardës nacionale dhe me luftëtarë të organizatës nacionaliste Sektori i djathtë.

(MIA)

Publikuar: 30.05.2014 | 11:00
Lexuar: 479 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime