E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk është ndonjë gjë e rrallë që në medie hasim në lajme për njerëzit e ndershëm të cilët kanë gjetur para dhe ua kanë kthyer ato pronarëve legjitim, mirëpo, tregimi i Joe Cornell-it, është paksa më ndryshe se sa që jemi mësuar.
Kthen 125 mijë dollarët e gjetur, edhe pse ishte në varfëri të skajshme (Video)















Në të vërtetë, edhe pse atë ditë në xhepat e tij kishte vetëm 1 dollar, Joe kishte vendosur të kthejë 125 mijë dollarë të cilët i kishte gjetur rastësisht në rrugë.

“Isha duke ujitur lulet, kur automjeti i kompanisë së sigurimit ‘Brinks’, është ndalur para meje. E kam dëgjuar njërin prej rojeve që ka thënë se i është dukur se u ka rënë diçka, por vozitësi ka vazhduar tutje”, ka rrëfyer Cornell.

Në torbën e verdhë, ai ishte befasuar me paratë e shumta. Mirëpo, edhe pse i duheshin paratë, ai ka vendosur t’ua kthej pronarëve.

Kur gruaja e tij kishte mësuar për veprimin e tij, ajo kishte qarë, duke i thënë se është krenar me të, ndërsa zyrtarët e kompanisë “Brinks”, kanë deklaruar se Joe-it do t’ia dhurojnë 5000 dollarë.



Publikuar: 01.06.2014 | 11:13
Lexuar: 759 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime