E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ai s'mundet më të vjen në vizitë, të del prej te dhoma ku rrin e deri në sallë, shkon kthehesh e nuk e shef, ai nuk është në gjendje me hec, në gjendje me hec janë vetëm qeveritarët tanë, ato po, ato janë në gjendje, sepse jetën jetë e kanë, për ne nuk u intereson edhe pse dalin dëshmi të reja, edhepse për kurgjo nuk u intereson.”, thotë Sheribane Lutfiu, baskëshorte e Samet Lutfiut.
Revoltë e familjarëve të të dënuarve për rastin e Sopotit












Familjarët e të dënuarve për rastin Sopoti të revoltuar nga neglizhenca e institucioneve për të zbardhur rastin e Sopotit, paralajmërojnë se 5 banorët e dënuar që ndodhen në burgun e Idrizovës, dhe që prej një jave ndodhen në grevë urie, janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sheribane Lutfiu, bashkëshortja e të dënuarit Samet Lutfiut vlerëson se burri i saj nuk është në gjendje as të del edhe në vizitë.

“Ai s'mundet më të vjen në vizitë, të del prej te dhoma ku rrin e deri në sallë, shkon kthehesh e nuk e shef, ai nuk është në gjendje me hec, në gjendje me hec janë vetëm qeveritarët tanë, ato po, ato janë në gjendje, sepse jetën jetë e kanë, për ne nuk u intereson edhe pse dalin dëshmi të reja, edhepse për kurgjo nuk u intereson.”, thotë Sheribane Lutfiu, baskëshorte e Samet Lutfiut.

Zonja Lutfiu akuzoi edhe ish zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Fatmir Dehari, se gjatë kohës kur ai ka qenë në atë post është dashur ta zbardh rastin e jo të jep dorëheqjen.

“Atëherë Fatmir Dehari dha dorëheqje 1 muaj nga posti i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme ka dhënë 1 muaj dorëheqje, e ai 1 muaj është dashur të punojë ditë e natë për zbardhjen e këtij rast, se në këtë karrikë ka ardh me votat e shqiptarëve Ali Ahmeti, ai sot nuk i përfaqëson shqiptarët, ai le të mbase shumë mirë veten se kë po përfaqëson, shqiptarët apo Gruevskin, se atij nuk po intereson aspak për fëmijët tanë, se 7 vite më ka marr malli të shof fmijën tem t'u qesh po e shof vetëm tu qajt non stop. Ama ua sjelltë Zoti Qeveritarëve i pafshin fëmijët e vet me lot për ftyre e atëherë e dinë se sa ka dhimt zemra jonë se sot ata nuk e dinë dhimtën e fëmijës tonë se nuk i kanë përjetuar këto tonat. Ju pruftë atyre All-llahu prej tek Ali Ahmeti e deri tek i fundit”, tregon Sheribane Lutfiu, baskëshorte e Samet Lutfiut.

Sevdije Sulejmani, bashkëshortja e 70 vjeçarit Sulejman Sulejmani, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore ne burgun e Idrizovës bëri apel ta lirojnë bashkëshortin e saj.

“I bëjë apel Qeverisë së Maqedonisë, ju lutem le të ma lirojnë burrin, se ai nuk mundet me ndejt në burg, në shtëpinë e vet me ndejt nuk ka si me ndejt se është i sëmurë edhe i vjetër, e tash mban grevë urie i pa ngrënë dhe pa pirë, Zoti nuk thot kështu. Në qafë na morrën 11 vetë nëpër burgje pa bërë asgjë, nuk po mundemi të mbesim gjallë prej varfërisë nëpër shtëpi tona edhe me na marr në qafë nëpër burgje.”, fton Sevdije Sulejmani, bashkëshorte e Sulejman Sulejmani.

“Ndjehem shumë keq, grevë urie është shumë e rëndë, çka të bëjën ata do ta tregojnë pafajsinë e vet disi, ata janë të pafajshëm, fajin e tjetërkujt me i mbajt këta. Leht e kanë me ndejt nëpër karrike kurse ata skan çka të bëjnë prej atje. Le të çohen pak prej karrikave le të shofin se çka është problemi, le t'i zgjedhin problemet", porosit Sahadete Klaiqi, bashkëshorte e Zenel Klaiqit.

Për rastin e shpërthimit të minës në Sopot në vitin 2003, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil, me mbi 150 vjet burg janë dënuar 11 banorë të këtij fshati. 5 prej tyre vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës ndërsa gjashtë të tjerë janë dënuar në mungesë.
Shkëlzen Aqifi

Publikuar: 21.04.2010 | 14:41
Lexuar: 1329 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime