E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas llogarive, për këtë ishull gjigant do të shpenzohen 320 milion dollar.
Ishulli lundrues në Maldive (Foto - Video)
Është lokacion mahnitës për pushime, e këtë epitet Maldive do të mbajë edhe më tutje.

Përpos bregdetit të mrekullueshëm, ky vend do të ketë edhe një ishull artificial, i cili do të ketë edhe fushën e vet të tenisit.

Me ndryshimet klimatike, niveli i ujit pritet të ngrihet dhe disa vende të Maldives të fundosen, andaj në këtë rast ky ishull do të jetë një ndihmës i mirë.

Ky ishull do të vendoset në ujë, por do të mbështetet me kabllo për tabanin e detit, si dhe pritet të mos shkaktoj probleme ekologjike.

Për të reduktuar shpenzimet, organizatorët kanë thënë se kjo do të punohet në Lindjen e Mesme dhe do të montohet nga pjesët e ndara.

Sipas llogarive, për këtë ishull gjigant do të shpenzohen 320 milion dollar.

Qeveria në Maldive, është duke bashkëpunuar me Dutch Docklands, të cilët kanë filluar punimet për realizimin e 43 ishujve të vegjël, të cilët e përbëjnë si tërësi.

Ishujt do të jenë privat dhe do të kenë pishinën, palmat e madje edhe plazhin vetëm për vete.

Mund të duket sikur në filma, por banorët në këtë ishull do të kenë nëndetëset e vogla, me të cilat do të hyjnë direkt në dhomën e gjumit.
Ishulli lundrues në Maldive
Ishulli lundrues në Maldive
Ishulli lundrues në Maldive

Publikuar: 03.06.2014 | 12:39
Lexuar: 3166 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Ermal (19/02/2015 11:32:47) bukur..

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime