E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rreth presioneve të cilat po bëhen ndaj Maqedonisë për ndryshim të emrit, bashkëkryetari i të Gjelbërve në Europarlament thotë: "Nëse Maqedonia dëshiron ta ruajë emrin Maqedoni, kjo mua më përgjigjet. Nëse Maqedonia dëshiron ta ndryshojë emrin, e pranoj këtë.
Maqedoni -Greqi: Emri ka ngjallur nacionalizëm, të gjindet zgjidhje sa më shpejt












Bashkëkryetari i grupit të të Gjelbërve në Parlamentin evropian, eurodeputeti Daniel Kon-Bendit mendon se tani ekziston mundësia që të kryhet presion ndaj Greqisë për lëshime në kontestin me emrin. Ai vlerëson se zgjidhja megjithatë nuk mund të vijë nga jashtë.

"Lidhur me kontestin e emrit të Maqedonisë, çdoherë kam pozicion të thjeshtë, dhe them: Maqedonia është Maqedoni, dhe Maqedoni do të mbetet. Duhet të ndërpritet me këtë lojë", deklaroi Kon-Bendit për Dojçe Vele-n.

Rreth presioneve të cilat po bëhen ndaj Maqedonisë për ndryshim të emrit, bashkëkryetari i të Gjelbërve në Europarlament thotë: "Nëse Maqedonia dëshiron ta ruajë emrin Maqedoni, kjo mua më përgjigjet. Nëse Maqedonia dëshiron ta ndryshojë emrin, e pranoj këtë. Rreth këtij emri është bërë ankand i madh nacionalist, si në Maqedoni, ashtu edhe në Greqi. Mendoj se do të ishte mirë të bëhet diçka, në mënyrë që të pajtohen të gjithë. Në të kundërtën nuk do të dalim nga problemi".

Dalja, sipas tij, është e mundur, duke i bërë presion Greqisë për ta ngritur bllokadën e integrimit evropian për Republikën e Maqedonisë.

"Por këtu shihet problemi i të gjitha vendimeve të cilat duhet të sillen unanimisht në BE. Gjithnjë derisa Greqia e bllokon Maqedoninë, kjo paraqet edhe problem në funksionimin e BE-së. Tani ekziston mundësia që me të vërtetë të negociojmë me Greqinë për ndihmën e saj për dalje nga kriza dhe për lëshimin pe të saj lidhur me emrin e Maqedonisë. Kjo do të ishte ndoshta mundësia për të dalë nga qorrsokaku", mendon Kon-Bendit.

Bashkimi Evropian, siç thekson, në rastin me Maqedoninë, u tregua gjithashtu e pafuqishme si edhe në rastin me Qipron.

"Por, siç e dini, e humbëm betejën me Qipron. Sipas meje, loja po luhet në Maqedoni dhe në Greqi. Ato janë ato të cilat duhet të bëhen më të matura. Nëse nuk janë racionale dhe nuk lëvizin, atëherë nuk mund të gjendet zgjidhje ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Kur ka marrëzi nacionaliste dhe ajo vihet në rrugë, atëherë kjo vështirë mund të ndalohet", deklaroi Kon-Bendit.

Për mundësinë që grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, i cili çdoherë i jep mbështetje eurointegrimit të Maqedonisë, të nisë iniciativë për zgjidhjen e kontestit me emrin, thotë se do të mund ta bëjnë atë nën kushtin nëse të dyja palët janë të gatshme të pranojnë kompromis.

"Tani për tani reagimi rreth identitetit është ai që po bllokon gjithçka tek të dyja palët", vlerëson Daniel Kon-Bendit.

Publikuar: 21.04.2010 | 16:58
Lexuar: 1386 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime