E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Larg zhurmës dhe rrëmujës së Buenos Aires, në qendrën stërvitore në Ezeiza, kombëtarja argjentinase vazhdon të përgatitet, ndërkohë që ora e Botërorit po afron. Para gazetarëve, trajneri Alejandro Sabella tha se nuk e kishte aspak të lehtë zgjedhjen e 23 lojtarëve që do të mbajnë veshur fanellën e La Seleccion në Brazil.
Sabella, krenar për sulmin e Argjentinës















“Kishim dyshime deri në minutën e fundit. Eshtë shumë e rëndësishme të zgjedhësh një grup lojtarësh që e respektojnë rëndësinë e skuadrës. Eksperiencat e trajnerëve të tjerë më kanë ndihmuar shumë”.

Nga lista paraprake me 26 futbollistë u lanë jashtë Otamendi, Sosa dhe Banega. Pavarësisht rolit të gjithsecilit në përfaqësuese, Sabella këmbënguli tek angazhimi që ka treguar çdo lojtar, ndërsa u shpreh shumë entuziast për repartin ofensiv të Albicelestes.

“Kemi disa lojtarë të mëdhenj në këtë ekip, shumica e të cilëve janë sulmues. Messi, Higuain, Aguero dhe Di Maria i bëjnë të gjithë të ndihen entuziast, përfshi këtu edhe mua. Cdo tifoz kënaqet kur i shikon këta lojtarë në formën më të mirë”.

Mjaft i rezervuar në lidhje me rreshtimin, Sabella pohoi se disa prej yjeve të padiskutueshëm që do të zbresin në fushë janë Mascherano, Aguero dhe Messi. Konkretisht për sulmuesin e Barçës, trajneri i Argjentinës deklaroi se Leo ndihet mirë, i motivuar dhe i vendosur për të fituar Kupën e Botës.

Publikuar: 04.06.2014 | 11:23
Lexuar: 542 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime