E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas Festivalit në Kragujevc të Serbisë, ky është festivali i dytë ndërkombëtar në të cilin merr pjesë kjo shfaqje. Pos në Lubljanë, në shtator shfaqja do të prezentohet edhe në Zagreb, ndërsa që nga tetori i këtij viti ajo do të ketë një mini turne në Zvicër.
“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” në Slloveni












Shfaqja nga Kosova, “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, prodhim i Qendrës Multimedia nga Prishtina, është ftuar të marr pjesë në edicionin e 21-të International Performin Arts Festival EX PONTO që do të mbahet nga data 14 – 21 shtator 2014 në Lubljanë të Sllovenisë.

Shfaqja “Fluturimi…” e autorit Jeton Neziraj, në regji të Blerta Nezirajt, dhe me aktorët: Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Anisa Ismaili, Adrian Aziri dhe Ernest Malazogu është dhënë si premierë me datë 5 dhjetor 2012 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e pastaj është shfaqur edhe në Tiranë, Shkup, Beograd, Ferizaj, Gjilan, Kragujevc, Prizren e qytete tjera.

Shfaqja ka fituar Cmimin Special në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar “JoakimInterFest”, që është mbajtur nga 7 – deri me 14 tetor në Kragujevc të Serbisë.

Juria e festivalit, në përbërje: Gorana Marković, Vladimir Milcin dhe Laslo Keseg, cmimin në fjalë ia patën dhënë autorit Jeton Nezirajt, me motivimin “për tekst jashtëzakonisht të guximshëm dhe të pakompromis”.

“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është një komedi politike mbi njërën nga ngjarjet më të rëndësishme globale të këtij shekulli – lindjen e shtetit të Kosovës. Shfaqja flet për Kosovën e re që, e lodhur dhe e rrënuar nga lufta, varfëria, korrupsioni dhe tutelat e pafundme të misioneve ndërkombëtare, përpiqet ta gjejë rrugën e vet drejt të ardhmes.

Pas Festivalit në Kragujevc të Serbisë, ky është festivali i dytë ndërkombëtar në të cilin merr pjesë kjo shfaqje. Pos në Lubljanë, në shtator shfaqja do të prezentohet edhe në Zagreb, ndërsa që nga tetori i këtij viti ajo do të ketë një mini turne në Zvicër.

Publikuar: 04.06.2014 | 17:56
Lexuar: 1068 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime