E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bilal Xhaferi konsiderohej talent në atë kohë dhe unë mendoj se ka qenë i tillë. Por nga ana tjetër, ai jetoi 20 vjet në Amerikë dhe jo vetëm që nuk ka krijimtari letrare andej, por edhe nuk bëri bujë si shkrimtar.
Dosja “Bilal Xhaferi”, dëshmi nga bashkëkohësit










Bedri Myftari

Deri para atij diskutimi, Bilal Xhaferi nuk kishte pasur asnjë kontradiktë me Ismail Kadarenë. Madje, në rrethin e miqve, fliste me superlativa për të. Na habiti të gjithëve….

…Për mua, i vetmi krijim disident i veprës së tij, është poezia “Gazi 69”. Nuk di të them nëse këtë poezi e ka shkruar në Shqipëri apo në arrati. Bilal Xhaferi konsiderohej talent në atë kohë dhe unë mendoj se ka qenë i tillë. Por nga ana tjetër, ai jetoi 20 vjet në Amerikë dhe jo vetëm që nuk ka krijimtari letrare andej, por edhe nuk bëri bujë si shkrimtar.

Sulejman Mato

Ai diskutim ishte jashtë karakterit të Bilal Xhaferit. Ai ishte një person që nuk konfliktohej me miqtë dhe shokët. Edhe vetë Bilali e kuptoi këtë. Por, nga ana tjetër, e kishte bindje se romani ishte dekadent edhe sikur të jetë e vërtetë që e kanë nxitur, ai e kishte bindjen personale. Asokohe Ismail Kadare ishte shkrimtari më i rëndësishëm. Ai nuk ka qenë disident, përkundrazi. Po të kishte ndonjë element të tillë, ai nuk puthte në Lidhje dhe as botohej. Personalisht s’e kam njohur si disident.

Ahmet Golemi

Më pas (kritikës së B. Xhaferit) diskutimet vijuan si kundërvënie ndaj gjithçkaje kishte

thënë Bilali. U ngrit dhe miku i tij, Bedri Myftari, dhe tha se nuk ishte dakord me ato që kishte thënë Bilali dhe iu kundërvu në emër të rrethit letrar. Mbledhja mori pamje tjetër. Ishte përgatitur kundër Ismailit dhe përfundoi kundër Bilalit.

Lila Plasari

Me sa më kujtohet, ajo që përflitej më shumë ishte nëse qe apo jo roman “Dasma”. Pas disa diskutimeve të tilla, u ngrit të fliste Bilal Xhaferi. Mes të tjerave, Bilali nuk e quajti veprën roman, sepse edhe kjo siç thashë, qe një nga çështjet që diskutohej: ishte apo jo roman kjo vepër; dhe a ishte ajo një vepër e realizmit socialist. Edhe për këtë Bilali thoshte: Jo.

Gjon Podja

..Bilali (në atë diskutim) e hodhi poshtë librin dhe pastaj ai kaloi në fyerje ndaj Kadaresë. Bilal Xhaferi u paraqit si i majtë e kritikoi romanin duke u mbështetur në parimet e Partisë. Pra, ai u shfaq si mbrojtës i parimeve të Partisë, kritikoi gjuhën dhe stilin. Ai kaloi më pas në fyerje kundër Kadaresë, kurse unë nuk e fyeva në asnjë moment por dhashë kritika për kontradiktat, që sipas meje, kishte romani.

Dritëro Agolli

Gjatë diskutimeve foli dhe Bilal Xhaferi, i cili tha, ndër të tjera, se romani ishte skematik dhe kundër zakoneve dhe traditave tona. Diskutimi i Bilalit u prit keq nga salla, sidomos nga ata që ishin në presidium. Bilalit filluan t’i përmendnin biografi në. Ismail Kadare nuk foli fare në atë mbledhje. Zakonisht në atë kohë ai nuk u jepte përgjigje njerëzve që i mohonin gjithçka. Kurse në këtë rast nuk foli se nuk kishte dhe as ndonjë mëri përpara me Bilalin. Unë nuk shkrova te “Zëri i Popullit” asgjë për atë diskutim, sepse nuk më pëlqeu si shkoi. Qoftë Bilali që foli ashtu, sepse e hodhi poshtë fare librin, qoftë ata që iu kundërvunë.

Namik Mane

Nuk di me çfarë mendjeje ishte atëherë Bilali. Ndoshta ishte fushata e vlerave që i dhanë Bilalit dhe ai ishte në momente euforie dhe nuk e përmbante dot veten. Pastaj pozicionet ndryshuan pas asaj mbledhjeje. Në ato momente nuk e ka menduar se çfarë pasojash do të kishte më pas. Gjithçka ndodhi nuk kishte lidhje me Kadarenë, por këto situata i krijuan ata që merreshin me këtë punë. E kishin organizuar. Shkrimtarët e donin të gjithë Bilalin. E kanë

ndihmuar me para, revistat dhe gazetat e paguanin kur shkruante. Të gjithë pa përjashtim e kanë përkrahur.

Bashkim Kuçuku

Ajo kritikë, në fakt, ndikoi, por fati i tij ai do të ishte, edhe sikur mos të ngrihej në atë mbledhje për të kritikuar “Dasmën”. Ishte diçka e paracaktuar. Bilal Xhaferi aty ka dalë kundër vetes, kundër natyrës së tij, një gabim që mendoj se ka ardhur nga ndjenja për të

pasur një rivalitet. Unë si studiues s’i jap fare rëndësi kësaj çështjeje. E gjitha ishte një marrëzi.

Ismail Kadare

Pas njëzet e pesë vitesh, befas ringjallet. Komunizmi ka rënë, gjithçka po rivlerësohet. Ngjarja te Klubi i Shkrimtarëve, gjithashtu. Madje me shumë mallëngjim. Dafinat që iu mohuan fajësuesit, i jepen tani të shumëfishuara. Cilësohet kolos, gati-gati hero i mendimit. Jo për veprën, në radhë të parë, për ngjarjen te Klubi i Shkrimtarëve. Atje ku e fajësoi kolegun e vet për dekadentizëm. Me një fjalë, disa minuta sharje kundër kolegut, i vlejnë më shumë se 30 vjet krijimtari.

Publikuar: 09.06.2014 | 14:38
Lexuar: 1246 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime