E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Debatet për formimin e qeverisë së re të Kuvendit të Kosovës, ka filluar menjëherë pas njoftimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Fillon debati për formimin e Qeverisë në Kosovë












Asnjëra nga partitë politike në Kosovë, nuk e ka pozicionin më të favorshëm se PDK-ja e Hashim Thaçit, por në të njëjtën kohë edhe më të koklavitur. Pas certifikimit të rezultateve dhe marrjen së mandatit, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi pritet të fillojnë negociatat për koalicion.

Megjithatë, nga PDK-ja kanë bërë të ditur se nuk ka çfarë të negociohet për postin e kryeministrit. Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, ky pozicion është i garantuar për Hashim Thaçin. Në një intervistë për shtypin ditorë, Fatmir Limaj për dallim nga një ditë më parë, ka paralajmëruar se “NISMA” është gati edhe për opozitë.

Sipas Limajt, qëllimi kryesorë i saj ishte të kalojë pragun elektoral, me tendencë formimin dhe unifikimin e një opozite të frytshme, në të njëjtën kohë për të qenë edhe zëri i qytetarit të Kosovës në Kuvend. Ndërkohë LDK-ja dhe Lëvizja “VETËVENDOSJE!”, disa herë janë deklaruar kundër pjesëmarrjes në qeveri me PDK-së. Madje Vetëvendosja kë bërë të diture se jo që nuk do të hyjë në qeveri por edhe do të lobojë te partitë e tjera opozitare që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

"Nuk duhet t'i jepet një qeverisje e re me ide të vjetra PDK-së", ka deklaruar Kurti. E vetmja që nuk është deklaruar përfundimisht deri më tash është AAK-ja. A do të pranoj Ramush Haradinaj të futet në një Qeveri ku Hashim Thaçi do të jetë kryeministër, apo Thaçi do të lëshoj pe duke i dhënë Haradinajt postin e kryeministrit.

Deri tani Thaçi mund të llogarisë vetëm partitë e komuniteteve pakicë të cilat kanë 20 mandate. Nga ana tjetër opinionet e tyre i kanë shprehur edhe personalitet të njohura të skenës politike. Publicisti Veton Surroi, vlerëson se Kosova ka nevojë për Qeveri evropiane, pa Partinë Demokratike të Kosovës.

Publikuar: 10.06.2014 | 14:49
Lexuar: 647 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime