E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjykata në Los Anxhelos e ka urdhëruar aktoren Halle Berri që të paguajë alimentacionin për vajzën e saj 6-vjeçare Nahla, derisa ajo të mbushë 19 vjet apo derisa ta përfundojë shkollën.
Halle dhe telashe me ish-burrin












Bëhet fjalë për një shumë prej 16 mijë dollarëve në muaj, të cilat do të shkojnë në xhirollogari të ish-burrit të saj, Gabriel Aubry.

Përveç kësaj, aktorja ka paguar edhe 115 mijë dollarë shpenzime gjyqësore. Fituesja e çmimit Oskar dhe ish-burri i saj, kanë përkujdesje të përbashkët ndaj bijës së tyre.

Gabriel fillimisht kishte kërkuar alimentacion në vlerë prej 60 mijë dollarëve në muaj, por në fund është pajtuar me shumën në fjalë.

Marrëveshjen fillestare çifti e ka arritur më 2012, pas një beteje të gjatë dhe të rëndë gjyqësore, por edhe pas përleshjeve fizike, që kanë përfshirë Gabrielin dhe bashkëshortin e saj të tanishëm, Olivier Martinez.

Me Aubry ishte në martesë nga viti 2005 e deri më 2010. Ylli i Hollivudit në tetor të vitit të kaluar, ka lindur fëmijën e saj të dytë, ku këtë të fundit me Olivier-in. Aktorja e ka pranuar vendimin e fundit të gjykatës dhe nuk do të parashtrojë ankesë për vendimin.

Publikuar: 11.06.2014 | 10:55
Lexuar: 620 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime